Sulmi me agjentë nervor ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal, 66-vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33vjeç në Britaninë e Madhe, që shkaktoi një tërmet diplomatik mes Perëndimit dhe Rusisë tashmë ka dy autor të dyshuar.
Prokurorët e Britanisë së Madhe kanë zbuluar emrat e dy rusëve të dyshuar për helmimin e Skripal.
Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro janë akuzuar për tentativën e vrasjes së ish-agjentit të rus dhe vajzës së tij, së bashku me një oficer policie britanik.
Ka “prova të mjaftueshme” për ti akuzuar për ngjarjen.
Ata mendohet se i kanë përdorur emrat si pseudonime dhe janë rreth 40 vjeç.
Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha se kishte prova të mjaftueshme “për të siguruar një perspektivë realiste të bindjes dhe se është në interes të publikut që të akuzohen Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov “.
Kjo ngjarje solli një përplasje diplomatike mes midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Qeverinë britanike fajësoi Moskën për tentativën e vrasjesës së Skripal.
Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident.
Por Shërbimi i Prokurorisë, tani përballet me një betejë të vështirë kur Rusia e Vladimir Putinit nuk lejon ekstradimin e shtetasve të vet. Një urdhër arresti evropian për të dy autorët është marrë. (B.H/Faxweb)