Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun Korçë, Eduard Shalsi ka qenë në një takim elektoral me emigrantë shqiptarë në Selanik.
Shalsi vuri theksin te mundësia që emigrantëve do tu jepet në zgjedhjet e ardhshme që të votojnë nga aty ku ndodhen, në Greqi, pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.
“Mbështetjen e pakursyer të shqiptarëve që jetojnë në Greqi për Partinë Socialiste, do t’ua shpërblejmë me më shumë punë, përkushtim, për një shtet që i përgjigjet nevojave tuaja. Arritëm të miratonim ligjin për identifikimin dhe rregjistrimin e shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Vendosëm sistemin e shërbimeve për aplikimet online në konsullata për pajisjen me dokumenta dhe do ta përmirësojmë me tej. Po negociohet me qeverinë greke për një marrëveshje mbi njohjen e viteve të punës”-ka thënë Shalsi në Selanik.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1976″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]