Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Eduard Shalsi, ka reaguar për deklaratat e eksponentëve të Partisë Demokratike, lidhur me bojkotin që po i bëjnë parlamentit.
Sipas Shalsit, deklaratat e eksponentëve të PD-së, në veçanti Tritan Shehu, ngjajnë me lojëra fjalësh, ndërsa shton se çadra po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.
“Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh.
I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët : frika për të votuar vettingun !!!
Përpjekjeve të krerëve të PD për të rikthyer ’97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.
Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.
I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë.”, shkruan Shalsi. (D.D/Shuplaka)