Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin rreth orës 18:17, në zonën Laprakës në Tiranë.
Një vajzë 17 vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë që është plagosur dhe një 23 vjeçar i identifikuar si Erion Benga i cili ka marrë dy plumba një në shpatull dhe një në qafë, dhe ndodhet në spiatiln e Traumës.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se Erion Benga ka qenë me precedent të mëparshëm penal. Erion Denga në vitin 2016 ka shantazhuar një vajzë me anë të një video intime.
Benga në bashkëpunim me një person tjetër, ka shantazhuar ish-të dashurën se, do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2.000 euro.
Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Benga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Burime për Fax Neës nga spitali i Traumës bëjnë të ditur se 23-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plumb në shpatull.
Sipas policisë dyshohet se janë dy persona dhe nga kamerat e sigurisë është bërë identfikimi i autorëvë. Dy të rinjtë të veshur me të zeza dhe kanë qënë të maskuar kapuç.
Mes 23-vjeçarit Erion Benga dhe griselda Gjinkolës kishin një lidhje dashurie prej disa kohësh. Sipas burimeve nga policia dyshohet se 23 vjeçari Erion Benga para një jave ka pasur një konflikt me një grup të rinjsh. Ato kanë ngacmuar 17 vjeçaren dhe janë konfliktuar me 23 vjeçarin e plagosur.
Dy të rinjtë janë goditur brenda një makine. Po ashtu policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve nga policia konfirmohet se dy të rinjtë nuk janë banorë të zonës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk ka asnjë pistë për shkaqet e atentatit ndaj dy të rinjve.
Discussion about this post