00:25 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shantazhuan familjen e Schumacher, në gjyq ish-truprojat

14:57 | 11/12/2024
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shantazhuan familjen e Schumacher, në gjyq ish-truprojat

Duhej të ishte një person shumë i besueshëm, ndërsa tani ndodhet në proces gjyqësor me familjen Shumaker.

Markus Fritçe, ish-ekspert i sigurisë për familjen e kampionit të Formulës 1, akuzohet se ka zhvatur punëdhënësit e tij. Personi në fjalë, së bashku me një bashkëpunëtor (Ilmaz T.), dyshohet se i kanë kërkuar familjes Shumaker rreth 15 milionë euro për të mos bërë publike 900 foto private, të dhënat mjekësore dixhitale të Shumit dhe plot 600 video.

HISTORIA – Fritçe (i cili tani thotë se është penduar për veprimet e tij) dyshohet se ka bërë disa telefonata me anëtarët e familjes Shumaker duke kërkuar që pagesa të ndahej në dy pjesë. Në fund të seancës ai premtoi se do t’i dorëzojë hard disqet që përmbajnë të dhënat në posedim të tij. Pas marrjes së telefonatës së parë shantazhuese, familja Shumaker ka bërë edhe denoncimin. Seanca e parë u zhvillua mëngjesin e djeshëm në Gjykatën e Qarkut Vupertal në Gjermani, ku Fritçe dhe bashkëpunëtori i tij u shfaqën të qetë. Para leximit të aktakuzës, gjyqtarja Birgit Nobert miratoi kërkesën e bashkëshortes së Shumit, Korinna, për t’iu bashkuar padisë civile në emër të saj dhe në emër të bashkëshortit të saj, Mikael.

Në këtë mënyrë familja ka mundësi të paraqesë kërkesa në proces. Për shembull, mund të bëjë një kërkesë për të mbajtur private detajet e shëndetit të ish-pilotit. “Të dhënat e marra janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Familja Shumaker nuk dëshiron të zbulojë gjendjen shëndetësore të Mikaelit. Të dhënat në fjalë japin informacion të konsiderueshëm pikërisht për këtë çështje”, deklaroi prokurori publik. Ndër të tjera këtu përfshihet pikërisht kartela mjekësore dixhitale e Shumit. “Do të jetë gjithashtu në dorën e gjykatës që të vendosë se si këto të dhëna do të përdoren dhe do të futen në procedurë dhe nëse kjo do të zhvillohet në një seancë publike apo jo”, vijoi prokurori, ndërsa në seancën e parë u thirrën dhjetë dëshmitarë.

 

 

APOLOGJIA – “E pranoj, unë kam qenë ai që e kam bërë këtë katrahurë. Ju lutem tregojini familjes Shumaker që më vjen shumë keq. Mendoja se mund të fitoja disa para nga kjo histori. Shuma duhej të ishte mes 10 dhe 15 milionë eurove. I shkarkova të dhënat, duke i kopjuar në katër USB. I kërkova djalit tim të krijonte një adresë ‘e-mail’-i të pagjurmueshme”, tha Ilmaz, duke treguar pendesë për veprimet e tij dhe duke i kërkuar falje familjes së ish-pilotit të Ferrarit.

Etiketa: Schumacher
Pas

Qeveria bëhet gati të rishikojë buxhetin me akte normative, Malaj: Do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës

Para

“550 qytetarë nga Kosova kërkojnë azil në BE çdo muaj”/ Analiza e DW: Raporti i KE shqetësues. Po shqyrtohet mundësia e rikthimit të vizave?

Para
“550 qytetarë nga Kosova kërkojnë azil në BE çdo muaj”/ Analiza e DW: Raporti i KE shqetësues. Po shqyrtohet mundësia e rikthimit të vizave?

“550 qytetarë nga Kosova kërkojnë azil në BE çdo muaj”/ Analiza e DW: Raporti i KE shqetësues. Po shqyrtohet mundësia e rikthimit të vizave?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.