Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista “Alternativa Demokratike e Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me daljen e ish-krerëve të UÇK-së një ditë më parë në Gjykatën e Hagës.
Kamberi tha se ato do të dëshmojnë se nuk kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe se kanë zhvilluar vetëm një luftë të drejtë për çlirimin e vendit të vet.
Më tej Kamberi theksoi se në Serbi e shohin këtë gjë si një fitore të tyre, ndërkohë që kanë zhvilluar vazhdimisht një propagandë e cila ka tentuar që të barazojë krimin me atë që ka bërë Serbia në Kosovë, me tentativën për shfarosjen e mbarë popullit shqiptar në Republikën e Kosovës.
“Padyshim se lufta e UÇK-së ishte një luftë antifashiste kundër një terroi shtetëror, kundër një doktrinë politikë shtetërore e cila kishte si qëllim shfarosjen e popullit shqiptar. Vetë intervenimi humanitar i NATO në Kosovë dëshmon se ajo luftë ishte e drejtë dhe ishte intervenimi kishte si qëllim ndaljen e një kasaphane të re përsëritjen e Serbrenice të re dhe ndërprerjen e makinerisë së Luftës së Millosheviçit në Kosovë.
Unë besoj se të gjithë të akuzuarit që janë në Kosovë do të dëshmojnë se nuk kanë të bëjnë me krime lufte dhe se kanë zhvilluar vetëm një luftë të drejtë për çlirimin e vendit të vet.
Ata e shohin si një fitore të tyre sepse drejt për drejt bashkëpunimin me Gjykatën Speciale e kanë bërë institucionet e Kosovës dhe të Serbisë duke dërguar atje materiale të cilat po i shohin ato si një kurorëzim i një politike të tyre.
Megjithatë është një propagandë e vazhdueshme e Serbisë e cila ka tentuar që ta barazojë krimin me atë që ka bërë Serbia në Kosovë me tentativën për shfarosjen e mbarë popullit shqiptar në republikën e Kosovës.
Akuzat do të bien poshtë akuzat, se në një proces gjyqësor që po kërkohet drejtësi do të dëshmohet pafajësia e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në lufte dhe respektivisht do të dëshmohet kauza e drejtë e luftës për lirinë e Kosovës.”- tha Kamberi.
(M.Q/Faxweb.al)