Pasi u tall me ish-legjendën e Manchester United Gary Neville, duket se Xherdan Shaqiri do të acarojë edhe vetë ‘Djajtë e Kuq’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shpërndarë një video ku shfaqen disa nga ndërhyrjet e rëndë të lojtarëve të United që s’kanë lidhje me futbollin.
Bashkangjitur videos Shaqiri ironixon duke shkruar se “Këto janë aftësi të çmendura, bëjini tag një tifozi të United”.
Videon me mbishkrimin e futbollistit shqiptar e ka shpërndarë dhe trajneri i Liverpool Jurgen Klopp.
Gary Neville, ish-legjenda e Manchester United është një kritikët më të ashpër të futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.
Ai, edhe gjatë Kupës së Botës por edhe pas paraqitjes fantastike në ndeshjen debutuese ku shënoi një supergol, ka vazhduar sulmet ndaj Shaqirit duke e quajtur joprofesionist dhe se qëndron në mesfushë kot.
Shaqiri i është përgjigjur dhe ka gjeti një mënyrë interesante për ta bërë këtë.
Gary Neville dhe Jamie Carragher ishin pjesë e një basti ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Ishte Neville ai që humbi këtë bast.
Ish mbrojtësi i United ka refuzuar ta vesh fanellën dhe e ka shkelur bastin. Mirëpo ishte Shaqiri ai i cili u fut në mes dhe i dërgoi Neville një fanellë të nënshkruar nga vetë lojtari.
Në fanellën e dërguar shkruhej “Për fansim tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.
Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë dhe është e “rëndë” për legjendat e skuadrave që ta veshin fanellën e kundërshtarit.
(B.H/Faxweb)