08:40 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shaqiri në Gjenevë, takim me zyrtarët e lartë: Rritje bashkëpunimi në transportin hekurudhor

11:30 | 23/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shaqiri në Gjenevë, takim me zyrtarët e lartë: Rritje bashkëpunimi në transportin hekurudhor

Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri ka marrë pjesë në 70 vjetorin e krijimit të Komitetit të Transportit Tokësor që u zhvillua në selinë OKB-së në Gjenevë.

Gjatë vizitës së tij Shaqiri  zhvilloi takime me Ministrin e Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic dhe me Ministrin e Transportit të Bosnje Hercegovinës, Denis Lasic.

Në takimin me tre zyrtarët e lartë u diskutua për ndërtimin e linjës hekurudhore që do të lidh Shqipërinë me Malin  e Zi dhe me Bosnje Hercegovinën. Palët ranë dakort që të rrisin bashkëpunimin në transportin hekurudhor, me qëllimmarrjen e fondeve nga donatorë si Banka Botërore apo Bashkimi Europian.

Zëvendësministri Shaqiri, më tej firmosi në emër të Qeverisë Shqiptare, rezolutën e vendeve anëtare të Komisionit të Ekonomisë për Europën në Kombet e Bashkuara, me qëllim angazhimin e 55 vendeve anëtare për transport të qëndrueshëm tokësor, dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Rezoluta ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe donatorëve, për të përmirësuar dhe modernizuar format e transportit, duke aplikuar teknologjitë e reja, me qëllim ndërlidhjen sa më të mirë mes vendeve. Gjatë vizitës zëvendesministri Shaqiri ishte i shoqëruar dhe nga zonja Filloreta Kodra ambasadorja shqiptare në Misionin e Kombeve të Bashkuara. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Bahri Shaqirigjeneve
Pas

Blushi: Në 2010 e sot protestohet vetëm për patericën e Ilir Metës. PD-ja të vrasë veten

Para

Tualete për trasnvestitët? Trump rrëzon urdhrin e Obamës

Para
Tualete për trasnvestitët? Trump rrëzon urdhrin e Obamës

Tualete për trasnvestitët? Trump rrëzon urdhrin e Obamës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Flakët në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.