Xherdan Shaqiri, duket në formë të mirë pas kthimit nga dëmtimi që e la jashtë fushave për rreth tre muaj. Megjithatë, ai tani është kthyer dhe në grumbullimin e tij me kombëtaren e Zvicrës duket në formë shumë të lartë.
Formën e tij të mirë e tregojnë edhe disa gola të shënuar në stërvitje, ku i ka dhënë sinjale të qarta trajnerit Vladimir Petkovic se është gati për lojën e së shtunës ndaj Letonisë.
Në stërvitjen e fundit, ylli i Stoke Cityt realizoi një super gol që ngjasonte me atë të Euro 2016, që e shënoi kundër Polonisë.
Për më shumë shikojeni golin e bukur që shënoi kosovari në stërvitje.
#XS23??? pic.twitter.com/VgHuCyPYOX
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) March 23, 2017