01:57 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Shashka’ e Ramës me kanabisin mjekësor/ Alimehmeti: Që nga 1970 nuk ka studime për efektet shëruese të tij, krijon varësi dhe rrisk të lartë për abuzim

14:40 | 08/04/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Shashka’ e Ramës me kanabisin mjekësor/ Alimehmeti: Që nga 1970 nuk ka studime për efektet shëruese të tij, krijon varësi dhe rrisk të lartë për abuzim

Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, duket se është shashka e radhës e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga shqetësimet reale.

Kjo për shkak se kompanitë që kanë interes në këtë fushë të re investimesh janë të pakta, për shkak se shumë shtete i kanë ndaluar studimet për përdorimin e kanabisit në mjekësi, Përfshirë edhe qeverinë federale në SHBA.

Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, që prej vitit 1970 janë ndaluar studimet, për shkak se SHBA e konsideron kanabisin medikament të skedës së parë, në të njëjtin nivel me heroinën, pasi ka mundësi shumë të larta për abuzim.

Alimehmeti e tha qartë se përdorimi në masë të gjerë i kanabisit në mjekësi, nuk është një çështje edhe aq shqiptare, pasi do të duheshin studime shumë serioze, për të cilat padyshim nuk diskutohet që do të duheshin laboratorë shumë më të zhvilluar.

“Studimet për përdorimin mjekësor të kanabisit janë të pakta, që në 1970 kanabisi është cilësuar medikament i skedës 1, në të njëjtin nivel me heroinën, ku ka mundësi të larta për abuzim, dhe nuk kanë një siguri të pranuar.

Kjo është në SHBA, ndërkohë që 36 vende atje e kanë lejuar kanabisin mjekësor, ndërsa qeveria federale jo. Është një produkt që ka qenë më parë i përdorur si mjekim, ka disa lloje që kanë marrë përdorim nga FDA, zakonisht për trajtimin e epilepsisë, në forma shumë të rralla, numri i personave këtu do të ishte tejet i vogël. Edhe në disa raste për kimioterapinë. Të gjitha studimet janë bllokuar, ka fusha potenciale për përdorimin, por fillimisht kjo duhet të hiqet nga skeda.

Ne në Shqipëri nuk i përdorim mjekimet me bazë kanabisi. Nuk e ndajmë dot, sa kohë që nuk ka studime, do të jenë kompanitë ato që do të vendosin nëse ju intereson në aspektin ekonomik. Kemi të paktën dy nënprodukte të kanabisit, THC, që është përgjegjëse për ndjesinë e të droguarit, dhe CHD, trupi ka hapësirë për ti testuar këto dy lloj produktesh, por kjo derisa aktet ligjore mund ta lejojnë, kur them ne, e kam fjalën për të gjithë njerëzit, jo për ne në Shqipëri.

Kjo duhet të verifikohet përmes studimeve”, tha Alimehmeti në studion e Fax News.

Jeni ju dakord që të legalizohet?

Gjykimi im është i bazuar ne evidenca, nëse do të kemi të dhëna që sjellin përmirësim te sëmundjet, patjetër që po. Por duhet përcaktuar edhe doza, së mbi një sasi të caktuar mund të jetë vdekjeprurëse. Ne duhet të shohim hapësira, por duhet fillimisht të ketë kulturë të mjaftueshme. Unë jam për testimin e këtyre substancave.

Sa kohë do të duhej që të kishim në treg kanabisin mjekësor?

Është e pamundur për tu thënë pasi kjo do të varej nga rezultatet dhe interesat ekonomike, çdo firmë bën llogaritë e saj. Mjekimi i fundit që është miratuar me nënprodukte të kanabisit ka ndodhur në 2018, por në vendin tonë ku mjekim nuk ka mbërritur ende. Skesa 1 thotë që marjuana ka një rrezik të lartë abuzimi, dhe nuk ka ndonjë efekt të njohur për sëmundje të caktuara. I duhet lënë hapësira që këto substanca të përdoren, dhe padyshim do të përdoreshin dhe nga ne.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“U zunë”për vendin e parë në listë! Shqiptarët pa asnjë deputet në Parlamentin serb

Para

Qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

Para
Qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

Qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.