Edhe pse qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë publike, në mediat maqedonase po bën bujë lajmi se Shqipëria do t’i japë një pjesë të portit të Durrësit Maqedonisë.
Ky ka qenë premtimi që Edi Rama i ka bërë homologut të tij Zoran Zaev, dhe ky i fundit e ka bërë publike paktin në një takim që ka pasur me disa bamirës në Maqedoni.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev tha se pas atij në Durrës, ata synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari.
“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas.
Kjo do të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve që portet ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë.
Një tjetër çështje është që të lidhemi me Bullgarinë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, deklaroi Zaev.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=vRVDIQtbUBg