Autoritetet shëndetësore të Kolorados janë duke hetuar vdekjen e një 10-vjecareje që vdiq nga murtaja.
Kjo është vdekja e parë nga sëmundja e lindur nga insektet në shtet që prej vitit 2015. Prezenca e murtajës e shkaktuar nga bakteret që përhapen shpesh nga pleshtat ka konfirmuar deri më tani në 6 vende: San Miguel, El Paso, La Platam Boulder, Huerfano dhe Adams, tha Departamenti i Shëndetit Publik të Kolorados. Vajza jetonte në pjesën jugperëndimore të shtetit La Plata.
“Ne jemi shumë të trishtuar për këtë humbje në Colorado dhe ngushëllimet tona më të thella i shkojnë familjes”, tha doktor Jennifer House në një deklaratë të botuar nga “Associated Press”.
‘Shëndeti Publik po bën në hetim epidemiologjik dhe dëshiron që Colorados të dijë që ndërsa kjo sëmundje shumë e rrallë, por ajo ndodh ndonjëherë, dhe qytetarët duhet të tregojmë kujdes mjekësor nëse kanë simptoma’.
Shteti raportoi 22 raste të murtajës midis 2005 dhe 2020. Nëntë prej tyre ishin në Qarkun La Plata. Në 2015, katër njerëz vdiqën nga murtaja në të gjithë vendin, duke përfshirë dy nga Kolorado: një i rritur në Qarkun Pueblo dhe një adoleshent në Qarkun Larimer, sipas Radios publike të Kolorados.
Antibiotikët kanë efekt kundër sëmundjes, por ato duhet të përdoren brenda 24 orëve që shfaqin simptoma sepse infeksioni mund të shkaktojë ‘sëmundje serioze ose vdekje’, tha Shëndeti Publik i Denver.
Shumica e simptomave janë të ngjashme me ato të gripit,. Ato përfshijnë ethe, të dridhura, dhimbje koke, dobësi dhe kollitje.
Sipas SHBA-së, ka mesatarisht rreth 7 raste të murtajës në vit. Epidemia e fundit e murtajës urbane ishte Los Anxhelos nga viti 1924 deri më 1925.