Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-së. Një 34-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij. Renato Muhaj qëlloi për vdekje bashkëshorten Suela Saliaj.
Më pas ai dhunoi prindërit dhe i mori telefonat që të mos lajmëronin policinë. Kur oficerët hyri në banesë, gjeti prindërit e Renato Muhajt dhe gruan e tij të vdekur.
Mirëpo nuk gjeti aty vajzën 8-vjeçare e Renatos dhe Suelës. 34-vjeçari kishte marrë të bijën pas vrasjes dhe ishte larguar nga shtëpia. Më pas ata u gjetën dhe Renato Muhaj u arrestua ndërsa e bija u dërgua tek familjarët.