17:36 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

09:18 | 11/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia krijuan një grup për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e dezinformimit rus, njoftoi Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit amerikan të Shtetit. Qendra Globale e Angazhimit, e cila punon për të nxjerrë në pah dezinformatat nga ato që i konsideron shtete armiqësore, tha se Grupi i përbashkët i Komunikimit për Ukrainën, ose UCG, u formua në Varshavë.

Qëllim i tij është t’i jepet mbështetje Ukrainës “në luftën kundër agresionit të Rusisë në hapësirën e informacionit”. Departamenti amerikan i Shtetit tha se grupi i ri do t’i bashkojë aleatët “për të koordinuar mesazhet, për të promovuar raportimin e saktë rreth pushtimit rus të Ukrainës, për të përforcuar zërat ukrainas dhe për të ekspozuar manipulimin e informacioneve nga Kremlini”.

Departamenti i Shtetit tha, po ashtu, se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm”, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”. Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët polakë thonë se Polonia është bërë, gjithashtu, objektiv i sabotazhit dhe masave të tjera përçarëse nga shërbimet sekrete ruse. Polonia, anëtare e NATO-s, është strehë për një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, të cilët ikën nga vendi i tyre prej se Rusia nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Qershor 2024

Para

Lufta në Ukrainë, analiza: A ndihmojnë armët perëndimore kundër Rusisë?

Para
Lufta në Ukrainë, analiza: A ndihmojnë armët perëndimore kundër Rusisë?

Lufta në Ukrainë, analiza: A ndihmojnë armët perëndimore kundër Rusisë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.