Pas një superaksioni të Policisë së Shtetit sot u kap në Durrës një sasi rekord droge ku u sekuestruan sipas policisë 613 kg kokainë.
Ky aksion u përshëndet edhe nga vetë ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama i cili në deklaratën e tij tha se aksioni ishte kryer nga policia e shtetit pa ndihmën e partnerëve.
Përshëndetjet për aksionin nuk iu bashkuan edhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo e BE-së. Por ajo çfarë bie në sy është se ka një pasaktësi për sa i përket peshës së drogës. Policia Shtetit në deklaratën e saj raporton për 613 kg e 350 gramë lëndë narkotike.
Ndërkohë që në deklaratat e SHBA dhe BE ku përgëzohet ky aksion thuhet se sasia e kapur ishte 614 kg.
Pra, institucionet e BE dhe SHBA-së raportojnë një sasi më të madhe, 650 gramë më shumë, edhe pse të papërfillshme në krahasim me çfarë u kap. Mbase ky është thjeshtë një lapsus, përndryshe pyetja lind natyrshëm: Ku shkuan 650 gram kokainë?
(B.H/Faxweb)