02:45 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

SHBA dhe Serbia, marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

11:01 | 19/09/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA dhe Serbia, marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetit strategjik SHBA-Serbi”.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq.

Fernandez tha se “aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e vlerësojmë shumë”. Qeveria serbe po kërkon ta ndryshojë politikën e vet për energjinë bërthamore dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit me vendet si, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Energjia bërthamore vë Serbinë në udhëkryq mes Kinës, Rusisë e Perëndimit

Ai shtoi se SHBA-të është e lumtur që bashkëpunimi me Serbinë në fushën e energjisë së gjelbër do të vazhdojë. “Ndryshimi i klimës është sfida e kohës sonë. Por, është gjithashtu një mundësi për të investuar në energjinë e së ardhmes dhe hapi i parë u hodh sot”, shtoi Fernandez.

Gjuriq tha se marrëveshja do ta lehtësojë kalimin në energji të gjelbër në Serbi dhe do të ofrojë qasje më të mirë në energji të pastër. “Kjo marrëveshje do të rezultojë në furnizim më të besueshëm dhe afatgjatë. Nga kjo do të përfitojnë qytetarët dhe kompanitë energjetike serbe dhe amerikane,” shtoi Gjuriq.

Shefi i diplomacisë serbe tha se nënshkrimi i marrëveshjes dërgon një mesazh të fortë për përkushtimin e Serbisë për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme me SHBA-në. “Vetë fjala ‘strategjik’ flet për faktin se tani jemi një hap më afër një partneriteti strategjik dhe marrëdhënieve strategjike, të mira, cilësore dhe afatgjata me SHBA-në”, përfundoi Gjuriq.

Gjuriq tha se në dy dekadat e ardhshme, Serbia do të rrisë konsumin e saj të energjisë elektrike katërfish dhe se ka nevojë për një partneritet me industritë, kompanitë dhe vendet që kanë rritur me sukses kapacitetin e tyre prodhues në dekadat e kaluara. /REL

Pas

Integrimi europian/ Rama nga Brukseli: Putin zgjoi institucionet e BE-së, shpresoj mos t’i zërë sërish gjumi

Para

Kanosën me thikë një bashkëmoshatar për t’i marrë një shumë parash, nis hetimi ndaj dy të miturve në Pogradec

Para
Kanosën me thikë një bashkëmoshatar për t’i marrë një shumë parash, nis hetimi ndaj dy të miturve në Pogradec

Kanosën me thikë një bashkëmoshatar për t’i marrë një shumë parash, nis hetimi ndaj dy të miturve në Pogradec

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.