01:15 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA drejt rihapjes nga pandemia, autoritetet konfirmojnë masat lehtësuese: Do të bëhet me hapa të matur e të menduar mirë

20:40 | 17/04/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia konfirmon viktimën e parë, rritet numri i të prekurve nga koronavirusi

Foto ilustruese

Disa shtete amerikane pritet njoftojnë të premten orare për heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.

Në Teksas dhe Florida, guvernatorët republikanë pritej të publikojnë planet për një rihapje graduale, sipas njoftimeve në media. Qyteti i Jacksonville në Florida do të lejojë rihapjen e plazheve dhe parqeve me disa kufizime.

“Rihapja do të kërkojë kohë dhe do të bëhet në hapa të matur e të menduar mirë” shkruante në Twitter kryetari i bashkisë së Jacksonville Lenny Curry.

“Ndërsa vendosim mbi hapjen është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike. Plazhet dhe parqet tani për tani do të hapen me kufizime. Nuk do të ketë grupime të mëdha”, shkruante ai.

Presidenti Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj atij që pritet me shumë gjasë të jetë kandidati i demokratëve, Joe Biden, publikoi të enjten udhëzime të reja me tre faza që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë ndërsa vendi vazhdon të luftojë pandeminë.

Në qytetin industrial të Miçiganit, guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer tha të premten se shpresonte që pjesë të ekonomisë të fusheshin në punë duke filluar nga 1 maji. Miçigani një shtet që zoti Trump e fitoi me një shumicë të ngushtë në vitin 2016, është përballur me një rritmet më të shpejta në vend të rritjes së infeksionit, por banorët kanë bërë presion për të rihapur ekonominë, madje duke protestuar mbi këtë cështje.

Guvernatori republikan i Misisipit Tate Reeves tha se ai do të shtyjë me një javë urdhrin drejtuar banorëve për të qëndruar në shtëpi i cili pritej të skadonte të hënën, ndërsa do të lehtësojë disa kufizime në fillim të javës tjetër. Plazhet dhe liqenet mund të rihapen të hënën për peshkim dhe aktivitete dëfryese, ndërsa bizneset që tregtojnë mallra jo thelbësore mund të shesin produkte me porosi, tha ai.

“Po lehtësojmë veprimtarinë e bizneseve jo thelbësore“, tha zoti Reeves. “Doja të njoftoja se do të rihapet gjithç​ka sot, por nuk mundemi. Situata vazhdon të jetë ende problematike”, shkruante ai.

Të premten, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio anuloi të gjitha aktivitetet e planifikuara përgjatë muajit maj. Ai tha se ngjarjet e planifikuar për në qershor ishin në proces shqyrtimi.

Zoti de Blasio shtoi Nju Jorku ka vendosur një “standard të lartë” për rinisjen e ngjarjeve të mëdha e që përfshijnë një numër të madh njerëzish.

Shtetet që përmbushin kriteret federale mund të kalojnë në fazën e parë të rihapjes prej së premtes tha dje presidenti Trump.

“Kemi shtete shumë të ndryshme. Nëse shikoni Montanën,Uajoming, Dakotën e Veriut, situata është shumë ndryshe me Nju Jorkun, shumë më ndryshe sesa në Nju Xhers”, tha ai.

Në pjesën rurale të Montanës janë raportuar 415 raste dhe 7 vdekje dhe në Wajoming 296 raste dhe 2 vdekje, ndërsa shteti New York ka raportuar 14,776 viktima, rreth gjysma e totalit kombëtar.

Demokratët si zoti Biden dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Nancy Pelosi e kritikuan planin e zotit Trump. Udhëzimet “nuk e shpëtojnë presidentin nga dështimi për të mos dëgjuar shkencëtarët si dhe për mungesën e prodhimit e shpërndarjes së testeve të shpejta në rang kombëtar”, tha zonja Pelosi.

Plani i zotit Trump është një rekomandim për guvernatorët e shteteve, me disa prej të cilëve zoti Trump është përplasur gjatë krizës së koronavirusit. Kjo shënon një tërheqje të presidentit, i cili të hënën këmbënguli se kishte autoritet të plotë për t’i urdhëruar shtetet që të rihapnin ekonominë apo që vazhdonin të mbanin në fuqi masat kufizuese.

Të enjten Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera në verilindje të vendit e zgjatën afatin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri më 15 maj. voa.

 

Etiketa: Koronavirusi ne SHBAmasat ndaj pandemise
Pas

‘Jam bishë, do e shkul virusin nga vendi’, Rovena Stefa gjen mënyrën për të ‘luftuar’ koronavirusin

Para

Turistët mund të mos udhëtojnë dot pa çertifikatën “anti Covid-19”, çfarë shkruajnë mediat britanike

Para
Turistët mund të mos udhëtojnë dot pa çertifikatën “anti Covid-19”, çfarë shkruajnë mediat britanike

Turistët mund të mos udhëtojnë dot pa çertifikatën “anti Covid-19”, çfarë shkruajnë mediat britanike

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.