SHBA dhe NATO presin formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Sipas tyre në këtë mënyrë do t’i jepet fund krizës politike në vend.
Ambasadori i SHBA në Shkup, Baily ka bërë thirrje që çështjet më të rëndësishme të vendit të diskutohen në Parlament, dhe të vazhdohet me procesin e formimit të qeverisë.
Po kështu edhe kreu i Zyrës së NATO-s në Shkup, Gorazd Bartol tha se duhet të respektohet shumica parlamentare. “Është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e procesit dhe të formojnë shpejt një qeveri funksionale dhe efektive, të fokusuar në reformat urgjente prioritare, që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Aleanca dhe Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu iu bënë thirrje të gjitha partive t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet ndëretnike”, deklaroi Gorazd Bartol, kreu i zyrës së NATO-s në Shkup. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post