SHBA pranon sulmin me dron në Kabul që vrau 10 njerëz të pafajshëm pak para tërheqjes.
Kwshtu ka konfirmuar zyrtari amerikan pwr BBC CBS News.
Kujtojmë se sulmi me dron amerikan që kishte në shënjestër një sulmues vrasës përfundoi duke vrarë 10 anëtarë të një familjeje në Kabul, përfshirë gjashtë fëmijë me 30 gusht të këtij viti.
Viktima më e re ishte vetëm dy vjeç. Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e atij personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist IS-K. Sulmi ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit ushtarak 20-vjeçar në vend.
Gjenerali Frank Mackenzie, kreu i Komandës Qendrore, tha se një sulm me dron pranë aeroportit të Kabulit pak para tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani kishte vrarë të paktën 10 persona, nga të cilët shtatë ishin fëmijë .
” Ishte një gabim dhe sinqerisht kërkoj falje, ” tha ai, duke shtuar se viktimat nuk përbënin një kërcënim të menjëhershëm për forcat amerikane në aeroport.
“Nuk kishte gjasa që makina dhe të vrarët të ishin të lidhur me Shtetin Islamik të Khorasan,” grupi xhihadist që vepronte në Afganistan, tha Mackenzie, kreu i forcave amerikane.
(E.D/faxweb.al)