Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që ndalimi i Tik-Tok të hyjë në fuqi këtë fundjavë, duke refuzuar një apel nga pronarët e aplikacionit, të cilët argumentuan se ndalimi shkel të drejtën për lirinë e shprehjes të mbrojtur nga Amendamenti i Parë.
Kjo masë erdhi pas paralajmërimeve të administratës Biden, e cila e cilësoi aplikacionin si një “kërcënim serioz” për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën. Megjithatë, mbetet e paqartë se si ndalimi do të zbatohet në praktikë, pasi nuk ka precedent për bllokimin e një platforme të madhe të mediave sociale nga qeveria amerikane. Po ashtu, mënyra se si do të zbatohet ndalimi ende nuk është e qartë.
Në opinionin e saj, Gjykata e Lartë pranoi se TikTok përfaqëson një platformë “të veçantë dhe të gjerë për shprehje, angazhim dhe komunitet” për 170 milionë amerikanë.
Gjykata vuri në dukje se Kongresi ishte fokusuar te shqetësimet e sigurisë kombëtare, të cilat u bënë faktori kryesor në vendimin për këtë rast.
“Kongresi ka vendosur se shitja e TikTok-ut është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e bazuara për sigurinë kombëtare në lidhje me praktikat e mbledhjes së të dhënave të TikTok-ut dhe marrëdhëniet e tij me një kundërshtar të huaj,” shkruhet në opinionin e Gjykatës.