Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore pasi janë acaruar nga lëshimi i raketës nga ana e kësaj të fundit.
“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme. Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane. Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lancime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson, shkruan rel.
Raketa ra rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos, u tha gazetarëve në një takime të organizuar me ngut, shefi i kabinetit japonez Yoshihide Suga.
“Këto provokime të përsëritura nga ana e Koresë së Veriut janë të papranueshme dhe ne protestojmë me fjalët më të forta,” tha Suga. (J.V/Shuplaka)