Pas raportimeve se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është refuzuar viza për SHBA, ka reaguar kjo e fundit.
Haxhiu thotë se viza nuk i është refuzuar por pas takimit që ka pasur të mërkurën me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është konsideruar të shtyhet për një datë më të përshtatshme vizitën.
“Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me vizitën, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”.
“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA”.
“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyjmë për një datë më të përshtatshme vizitën”.
“Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, tha Haxhiu.
Regimi i Haxhiut erdhi pas raportimeve në media se SHBA-ja ka refuzuar vizën ministres, dhe po ashtu deklarimin e ambasadorit ambasadori Hovenier, i cili deklaroi se i ka rekomanduar ministres Haxhiu që të mos udhëtoi për në Amerikë.
Sipas Hovenier, tani nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi ekziston një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.
“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës,