Hamasi është shprehur skeptik për arritjen e një marrëveshje me Izraelin që do të çonte në një armëpushim që do t’i jepte fund luftës. BBC citon një zyrtar të lartë të kësaj organizate, i cili ka argumentuar këtë qëndrim, duke thënë se nuk ka një vijë të qartë që thotë se armëpushimi i përkohshëm do të çojë në një marrëveshje më të madhe dhe afatgjatë.
Po ashtu, ai citohet të ketë thënë se nuk është e qartë se çfarë do të jetë i ashtuquajturi protokoll humanitar. Nga ana tjetër, zyrtari ka pohuar se nuk është e qartë nëse Izraeli do të tërhiqet nga Gaza për t’u kthyer në pozicionet e tij gjatë armëpushimit të fundit.
Për këto arsye, qëndrimi i Hamasit është se ka pak gjasa që ta pranojë këtë marrëveshje, pasi duket se Izraeli dëshiron vetëm pengjet. Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte miratuar planin e të dërguarit amerikan Steve Ëitkoff dhe se po pret një përgjigje zyrtare nga Hamasi.
Mediat izraelite cituan zyrtarë izraelitë të kenë thënë se Hamasi do të dorëzonte 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur në dy faza, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.