Vetëm pak ditë përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Departamenti Amerikan i shtetit bën me dije se do t’u kërkojë aleatëve të nisin presionin ndaj Rusisë për shkak të
“agresionit ndaj fqinjëve” dhe të përmbushë obligimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ka qenë një zyrtar i DASH i cili ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do t’ua drejtojë këtë kërkesë aleatëve.
“Tillerson do të konsultohet me aleatët për përkushtimet tona të përbashkëta për të përmirësuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe nevojën që NATO të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund agresionit ndaj fqinjëve, dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut”, ka thënë ky zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti.”, deklaroi zyrtari për takimin e 31 marsit në Bruksel.
Këto deklarata vijnë të habitshme pasi presidenti Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore e ka cilësuar NATO-n si një organizatë të vjetëruar.
Shpesh Trump e ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa sekretari Tillerson ka punuar me qeverinë e Rusisë për vite si një ekzekutiv të lartë në “Exxon Mobil Corp”. Ky i fundit i ka vënë në pikëpyetje sanksionet kundër Rusisë pasi sipas tij mund të dëmtojnë bizneset së SHBA. (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post