Menjëherë pas inaugurimit të presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesën e parë për Korenë e Jugut.
SHBA kërkon arrestimin e vëllait të ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Ban Ki-sang dhe djali i tij Ban Joo-hyun akuzohen se kanë tentuar të japin ryshfet një zyrtari.
Babë e bir të cilët menaxhojnë kompaninë koreano-jugore Keangnam në Vietnam, dyshohet se kanë tentuar t’i japin ryshfet një zyrtari të Lindjes së Mesme.
Sipas amerikanëve, bëhet fjalë për një ryshfet prej 500 mijë dollarësh nëpërmjet të cilit dyshja kërkonte shitjen e një godine në pronësi të tyre.
Ndërkohë, Amerika dhe ka nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut. (D.D/Shuplaka)