12:32 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA: Kina përmirësoi operacionet e spiunazhit në Kubë me objektiv Shtetet e Bashkuara

22:15 | 12/06/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA: Kina përmirësoi operacionet e spiunazhit në Kubë me objektiv Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se në vitin 2019 Kina i përmirësoi operacionet e saj të spiunazhit në Kubë, që kanë si objektiv Shtetet e Bashkuara, edhe pse Pekini i hodhi poshtë pretendimet se po zhvillonte një operacion të mbledhjes së të dhënave në shtetin ishull.

Të dhënat u bënë të njohura nga një zyrtar i administratës së Presidentit Biden i cili i bëri komentet në kushte anonimiteti.

Zyrtari amerikan tha se operacioni i Kinës në Kubë për mbledhjen e të dhënave ishte “i mirëdokumentuar” kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në vitin 2021. “Është një çështje e trashëguar nga kjo administratë”.

“Ishte vlerësimi ynë që, megjithë ndërgjegjësimin për përpjekjet bazë dhe disa përpjekje për të adresuar këtë sfidë” gjatë mandatit të ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, “ne nuk po bënim përparim të mjaftueshëm dhe kishim nevojë për një qasje më të drejtpërdrejtë”, tha zyrtari.

“Brenda disa muajsh, ne e bëmë këtë, dhe e kemi zbatuar këtë qasje që atëherë në heshtje, me kujdes, por me rezultate”, tha zyrtari. “Strategjia jonë i ka bazat tek diplomacia. Jemi angazhuar dhe kemi shkëmbyer informacione në nivele të larta me qeveri që po marrin në shqyrtim mundësinë e një baze kineze”.

Zyrtari tha se ekspertët amerikanë vlerësojnë se përpjekjet tona diplomatike e kanë ngadalësuar Kinën dhe se Pekini nuk ka arritur objektivin që kishte shpresuar në përpjekjet e tyre për spiunazh.

Por zyrtari tha se: “Ka ende sfida dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar” lidhur me përpjekjet e Kinës në Kubë. Kina “do të vazhdojë të përpiqet të rrisë praninë e saj në Kubë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta penguar atë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha në një konferencë shtypi se pretendimet për përpjekje spiunazhi në Kubë ishin të rreme dhe se Shtetet e Bashkuara po jepnin informacione kontradiktore.

Komentet e zëdhënësit Wang vijnë disa ditë pasi një zyrtar i administratës së Presidentit Biden tha se prej disa kohësh Kina kishte kryer operacione spiunazhi nga Kuba, vend i cili ndodhet rreth 160 kilometra larg nga Florida.

Në një postim në rrjetin Twitter të shtunën, Zëvendësministri i Jashtëm kuban Carlos Fernández de Cossío e quajti akuzën “spekulim shpifjesh”.

Zhvillimet vijnë ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë së shpejti Pekinin. Planet e tij të mëparshme për të vizituar Kinën në shkurt u anuluan mes një rritjeje tensionesh pasi një balonë spiune kineze fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara./VOA

Pas

Trump mbërrin në Florida, përballet me aktpadinë në rastin e dokumenteve të klasifikuara

Para

ARBITRAZH/ Babai i trashëgoi pronën, Shefa nëpër dyert e gjykatave që prej vitit 1993. Si u falsifikuan dokumentet për vjedhjen e objektit?

Para
ARBITRAZH/ Prokurorja del mbi gjykatën, kërkon burgosjen e qytetarit të cilit i është ‘rrëmbyer’ prona

ARBITRAZH/ Babai i trashëgoi pronën, Shefa nëpër dyert e gjykatave që prej vitit 1993. Si u falsifikuan dokumentet për vjedhjen e objektit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.