13:47 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

SHBA-Kosovës: Koha të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

20:41 | 08/05/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
SHBA-Kosovës: Koha të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka bërë sot thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore. E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”,- thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa reagoi: Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës. SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: DemarkacioniIsa Mustafa
Pas

Ben Blushi: Ju them një nga arritjet që solli çadra sot

Para

Shtohen me 10% rastet me kancer, shkak ndotja e ajrit (STUDIMI)

Para
Shtohen me 10% rastet me kancer, shkak ndotja e ajrit (STUDIMI)

Shtohen me 10% rastet me kancer, shkak ndotja e ajrit (STUDIMI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dashnor Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mezazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

Pogradec/Finalizohet operacioni “Buçimasi”, goditet një rast i shitjes së drogës. Arrestohet një 64-vjeçare, në kërkim i biri

Korçë/ Kanosën një shtetas për dhënien e pasurisë, shpallet në kërkim 43-vjeçarja, procedohet një tjetër

Flamur Noka ofendon Elisa Spropalin, kryeparlamentarja: Mos guxo, sikur ke ardhur nga mali

Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve

Erion Braçe i përgjigjet Zhupës: Dokumenti jo me llafe, ndodhën ngjarje që damkosën Shqipërinë! Opozita s’deshi të përfshihej

Ina Zhupa sulmon Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit

Një armëpushim i mundshëm? Udhëheqësit e Hamasit urdhërohen të dorëzojnë armët

U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën, arrestohet 24-vjeçari

Braçe flet për punën e Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit: U evidentua depërtimi i interesave të huaja dhe dezinformimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.