18:57 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA merr hak për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale, dëbon 35 diplomatë rusë

21:03 | 29/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA merr hak për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale, dëbon 35 diplomatë rusë

Tre zyrtarë amerikanë paralajmëruan sot se Rusia dhe presidenti i saj Putin mund të përballen me sanksione për shkak të ndërhyrjes së pretenduar, në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

 “Zëri i Amerikës” raporton se SHBA ka vendosur që në këto sanksione të përfshihet dëbimi i 35 diplomatëve rusë, të cilët do të kenë 72 orë afat për t’u larguar. Do të mbyllen gjithashtu edhe dy komplekse në Nju Jork dhe Merilend, që përdoren nga zyrtarët rusë për qëllime zbulimi, në përgjigje të një fushate ngacmimesh ndaj diplomatëve amerikanë në Moskë.

VOA shkruan se vendimi i Obamës parashikon gjithashtu sanksione ndaj dy agjencive kryesore ruse të zbulimit si dhe ndaj katër drejtuesve të Shërbimit Ushtarak të Zbulimit, për të cilët Shtëpia e Bardhë beson se kreu sulmet kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar Demokrat dhe organizatave të tjera politike.

Por pas këtij lajmërimi, ka reaguar ashpër Ministria e jashtme ruse e cila i konsideron akuzat si gënjeshtra.

“Të jem e sinqertë, jemi lodhur nga gënjeshtrat për ‘hakerat rusë’ që vazhdojnë të burojnë nga rangjet më të larta të qeverisë amerikane,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Sanksionet e reja mund të zbatohen me sukses, por nuk dihet nëse presidenti i ardhshëm Trump, do t’i qëndrojë besnik atyre pasi të marrë zyrtarisht detyrën. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: obamaPutinrusisansioneshbazgjedhje
Pas

ISIS kërcënon Perëndimin: Do përgjakim natën e Vitit të Ri, na prisni

Para

Silva Gunbardhi larg bashkëshortit, ka një mesazh për të (FOTO)

Para
Silva Gunbardhi larg bashkëshortit, ka një mesazh për të (FOTO)

Silva Gunbardhi larg bashkëshortit, ka një mesazh për të (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.