Senati Amerikan ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo u bë e ditur nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, përcjell INA. Ai nëpërmes profilit të tij në Facebook ka shprehur mirënjohje për shtetin amerikan. “Shtete e Bashkuara te Amerikes ratifikuan protokolin per antresimin e Republikes se Maqedonise se Veriot ne NATO!!!”, shkruan Zeqiri. Ratifikimi i Protokollit deri tani është votuar nga shumica e shteteve anëtare. (INA)