Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, iu dha udhëzime diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të mos komentojnë mbi drejtësinë ose integritetin e zgjedhjeve të zhvilluara nga vendet e huaja, sipas një shënimi të brendshëm të parë nga Reuters, një ndryshim të rëndësishëm nga qasja tradicionale e Uashingtonit për promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme jashtë vendit, siç ka ndodhur me herët edhe në Shqipëri pas zgjedhjeve.
“Kur është e përshtatshme të komentojmë për zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, për të vënë në dukje interesat e përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhej në kabllogram, i cili ishte shënuar si “i ndjeshëm”, por jo i klasifikuar.
“Mesazhet duhet të shmangin shprehjen e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”, thuhej ne udhezimin e sekretarit te shtetit.
Kabllogrami i referohej fjalimit të Presidentit Donald Trump më 13 maj në Riad, kur ai kritikoi ata që i quajti “ndërhyrës perëndimorë” që u tregojnë vendeve të Lindjes së Mesme se si të qeverisin punët e tyre, duke thënë se kjo nuk ishte më punë e Uashingtonit.