SHBA-të nuk janë më partneri kryesor tregtar i Gjermanisë por tashmë është Kina, sic thuhet nga statistikat e fundit nga Berlini zyrtar, raporton Reuters.
Kritikët thonë se me një Uashington që ka një axhendë ndryshe prej presidencës Trump kjo situatë ka shumë pak gjasa të ndryshojë shkruan Deutsche Welle.
Në 2016-ën Kina për herë të parë u bë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë duke kaluar Shtetet e Bashkuara në vend të tretë dhe Francën në vend të dytë.
Ky zhvillim është parë si një dritë jeshile në Berlin pasi Gjermania është një mbështetëse shumë e madhe e tregut të lirë.
Fqinji i Gjermanisë, Franca, mbeti si partneri i dytë më i madh i saj me një volum tregtar prej 167 miliardë eurosh, e ndjekur nga SHBA-të me një volum prej 165 miliardë.
Por statistikat gjithësesi thonë se SHBA-të dhe Britania përbëjnë mbi 40% të volumit të përgjithshëm të volumit tregtar të Gjermanisë.
Kjo do të thotë se Britania dhe Shtetet e Bashkuara së bashku përbëjnë rreth 40 për qind të suficitit tregtar të Gjermanisë prej 252.9 miliardë euro që u regjistrua vitin e kaluar.
Pritet me interes që të shikohet pozicioni ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas shpalljes president të Donald Trump i cili ka qenë kritik ndaj mënyrës se si qaset tregtia amerikane në kontinentin e vjetër.
(M.D/ Shuplaka)