09:55 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA paralajmëron Iranin: O bëni ndryshime, ose përballeni me sanksionet më të fuqishme në histori

18:28 | 21/05/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA paralajmëron Iranin: O bëni ndryshime, ose përballeni me sanksionet më të fuqishme në histori

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vënë Iranit “sanksionet më të fuqishme në histori”.

Në një fjalim në Uashington, Pompeo tha se Irani “do të luftojë për të mbajtur gjallë ekonominë” pasi sanksionet të hynë në fuqi.

Ai tha se do të punojë nga afër me Pengatonin dhe aleatët rajonalë “për të penguar çdo agresion nga Irani”.

Këtë muaj, presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr ShBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Me këtë marrëveshje, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Pompeo tha se Irani i ka shfrytëzuar paratë që ka fituar pas heqjes së sanksioneve për të financuar grupet terroriste në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.

Ai shpalosi të hënën planin B të administratës, për t’iu kundërvënë Iranit.

“Do të aplikojmë presione të papara financiare ndaj regjimit iranian. Udhëheqësit në Teheran nuk do të kenë asnjë dyshim në seriozitetin tonë”, tha Pompeo.

Ai shtoi se nëse Irani bën “ndryshime të mëdha”, ShBA do t’i heqë të gjitha sanksionet.

Pompeo nuk dha afat kohor se kur do të vihen sanksionet.

Kujtojmë që Trump venndosi të tërhiqej nga pakti bërthamor me Iranin që e kishte nënshkruar administrata Obama.

Kjo I ka përshkallëzuar shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi Irani ka deklaruar se për të ajo marrëveshje mbetet në fuqi dhe se nuk do të ketë një tjetër. (B.H/Faxweb)

Pas

“Më ka vdekur burri në krye të detyrës dhe nuk marrë pension”, Rama-qytetares: Mos më qesh shkruaj tek platforma

Para

Emrat/ Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda. Në pranga doganierë dhe tregtarë

Para
Emrat/ Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda. Në pranga doganierë dhe tregtarë

Emrat/ Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda. Në pranga doganierë dhe tregtarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.