02:39 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

09:41 | 28/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të lajmeve Reuters dhe AP, sfondi i kësaj është se qeveria amerikane synon të zgjerojë shqyrtimin e deklaratave të kandidatëve në mediat sociale.

Rubio njoftoi aktualizimin e udhëzimeve mbi kontrollet. Këto udhëzime të reja për përfaqësitë amerikane jashtë vendit janë ende duke u konsultuar. Udhëzime të mëtejshme do të jepen “në ditët në vijim”. Mediat amerikane raportuan se preken vizat në kategoritë F, M dhe J, që vlejnë për studentët, studentët me bursa shkëmbimi dhe au pair-at, për shembull.

“Verifikimi i personave merret seriozisht”
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce, nuk pranoi të komentonte udhëzuesin e brendshëm. Megjithatë deklaroi se qeveria amerikane “e merr shumë seriozisht verifikimin e individëve që hyjnë në vend”. SHBA-të do të “vazhdojnë të përdorin çdo mjet për të vlerësuar se kush vjen këtu, qofshin studentë apo individë të tjerë”. Sekretari i Shtetit Rubio dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë deklaruar se qëllimi është “të sigurohet që njerëzit që janë këtu i kuptojnë ligjet, nuk kanë qëllime kriminale dhe kontribuojnë në jetën këtu”. Njerëzit nga jashtë vendit që kërkojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin “procedurën normale”, shtoi Bruce.

 

 

Në fokus pozicionet propalestineze
Zyrtarë të qeverisë amerikane kanë deklaruar më parë se personat me viza studentore dhe Green Cards mund të dëbohen për mbështetjen e palestinezëve dhe të Hamasit radikal-islamik dhe kritikimin e sjelljes së Izraelit në luftën e Gazës, sepse do të përbënin një kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-së. Përveç kësaj ata mund të mbështesin Hamasin radikal islamik në Rripin e Gazës. Një studente turke në Universitetin Tufts pranë Bostonit kishte kaluar më shumë se gjashtë javë në paraburgim për dëbimin: Në një opinion të saj, ajo kishte kritikuar qëndrimin e universitetit ndaj luftës në Rripin e Gazës. Mosmarrëveshja me Universitetin elitar të Harvardit dhe universitete të tjera ka të bëjë edhe me demonstratat pro-palestineze në afërsi të institucioneve./DW

Pas

Operacioni “Ura”/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet 44 vjeçari shqiptar në Belgjikë

Para

Iu refuzua azili në Itali, mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantët, dërgohen në kampin e Gjadrit

Para
Iu refuzua azili në Itali, mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantët, dërgohen në kampin e Gjadrit

Iu refuzua azili në Itali, mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantët, dërgohen në kampin e Gjadrit

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.