Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rinisur sërish sulmet në Siri, dy ditë pas urdhrit të presidentit Donald Trump.
CNN raporton se sulmet këtë radhë kanë nisur në një bazë ushtarake në qytetin Khan Sheukhoun, e njëjta bazë ku ka nisur edhe sulmi kimik me urdhër të Basha Al-Asad, ku mbetën të vdekur rreth 80 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Përpara rinisjes së sulmeve, ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley deklaroi se vendi i saj është i gatshëm për aksione të mëtejme në Siri, por shpreson se kjo nuk do të jetë e nevojshme.
Ndërkohë që Ministri i Financave, Steven Mnuchin bëri me dije se po përgatiten sanksione shtesë ekonomike kundër Sirisë.
Sulmi raketor amerikan në Siri, ishte goditja e parë ushtarake e SHBA-ve ndaj regjimit të Bashar Asad, i cili mbështetet fort nga Rusia.
Sulmet ajrore amerikane në Siri, presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar si një “akt i paligjshëm agresioni”. (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/luft-577x400.jpg)