Gazetari Robert Papa ka folur me skype për “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News nga SHBA ku tha se vendi përveç të tjerave ndodhet edhe në një konflíkt të ashpër politik.
Papa tha se Trump fiton ndaj Biden në garën presidenciale, vetëm nëse ky i fundit arrin që të bëhet një referendom që qytetarët të votojnë nëse maniati është idíot apo jo.
Ai ka folur për lirinë e medias, përdorjen e situatës me Covid për interesa politike ndërsa duke iu rikthyer çështjes së këtij të fundit, bëri një përmbledhje të fríkshme të situatës atje.
“Edhe këtu si në Shqipëri njësoj qenka, e majta dhe e djathta. Natyrisht që po përdoret edhe për politikë, Trump kërkon të fitojë, ndiqet nga instikti, ndjehem keq kur e dëgjoj se si flet, por ai ashtu flet dhe e zgjodhën amerikanët. Partitë e mëdha duhej të ishin bashkë, dhe nuk janë. E majta ka dhënë para për gjëra që nuk imagjinohet. Kanë dhënë para për të bërë anti-reklamë. Trump i ka dhënë çdo të papuni 600 dollarë para në dorë në javë. Të vdesin 80 mijë vetë nuk është pak, por edhe të vdèsi ekonomia nuk është pak. Këtu shkollat janë mbyllur, zyrat punojnë nga shtëpia, kanë filluar të vdèsin tani edhe fëmijët.
Unë jam shqiptar pavarësisht pasaportës amerikane, ku të mbyllet në shtëpi ai fëmijë kur të gjithë janë të mbyllur. Për amerikën 3 trilion dollar nuk janë asgjë, për lùftën në Irak kanë alokuar 10 trilion. Trump ra tek loja e atij të voglit që flet si mjek por vendimin duhet ta marrë politikisht. Ka lajme të rrème, është një virs i tmerrshëm, por të shikosh kronikat që po vdèsin si qèn nëpër spitale, i kapin me eskavator, nuk kanë ku i várrosin, janë pamje vërtetë të llahtarshme.
Trump është deri në grykë me skándale sèksuale, nuk besoj të futet në atë debat. Ai është i zgjuar, Kina na e ka fajin thotë, është vend komùnist. Biden është i dobët dhe nuk ka shans të fitojë në debat ndaj e lë të qetë. Ka dy mënyra, nëse do arrijë që këtë ta bëjë betejë mes tij dhe Biden, e zhdùk. Por nëse Biden bën një referendum se Trump është idíot dhe për këtë vendosin amerikanët, atëherë ndodh e kundërta. Nëse Trump thotë se do rikthehet koha pas sepse po ecte mirë ekonomia para krizës. 5 shtete janë ata që i ndajnë fitoret ose humbjet. Trump doli si dikush që vendi i tij kishte nevojë për diçka tjetër”, tha Papa./(F.GJ/FAXWEB.AL)