Efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj ka humbur jetën në Letoni, ndërsa komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se është bërë shpërthimi i një mine.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Tiranë, e cila në emër të SHBA-ve shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj.
Ambasada thekson se Hasanaj u vra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s. Ndërkohë Ambasada uron shërim të shpejtë për dy ushtarët e tjerë që mbetën të plagosur.
Reagimi i plotë:
?? | Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj.