Qyteti bregdetar i Wilmington, Karolina e Veriut, është ‘shkëputur’ nga pjesa tjetër e shtetit për shkak të përmbytjeve të mëdha pas Uraganit Florence.
Zyrtarët thonë se të gjitha rrugët brenda dhe jashtë tani janë të pakalueshme dhe kanë paralajmëruar banorët e evakuar që të qëndrojnë larg.
Qyteti me një popullsi prej gati 120.000 vetësh, tani po përshkruhet si “ishull brenda shtetit”.
Rreth 400 vete janë evakuuar nga zonat e rrezikuara prej vërshimit të furishëm të ujërave, ndërkohë që pjesa dërrmuese e Ëilmingtonit mbetet pa energji elektrike. Shërbimi metereologjik kombëtar paralajmëroi për më tepër se edhe dy ditë në vazhdim rrezikojnë të sjellin përmbytje të tjera të befasishme përpara se kushtet e motit të shkojnë drejt përmirësimit.
“Mos ejani këtu”, ishte thirrja e drejtuar banorëve nga autoritetet; rrugët janë të mbuluara e ujë, nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në Ëilmington; ne duam që të ktheheni ne shtëpitë tuaja, por nuk është ende momenti. Të paktën 17 vetë raportohet të kenë humbur jetën në incidente të lidhura me motin e keq në Karolinën e Veriut dhe atë të jugut qe kur Florence preku token si uragan i kategorisë së parë të enjten.
Në mesin e tyre ishte dhe një nënë dhe djali i saj 7 muajsh. Me kushte të ashpra atmosferike po përballet dhe Kina, jugu i së cilës është goditur nga tajfuni i dhunshëm Mangkhut që shkaktoi më parë dhjetëra viktima në Filipine. Dy persona mësohet të kenë gjetur vdekjen prej tij në provincë e Guandongut, dhe me e keqja nuk ka kaluar akoma, sepse stuhia është duke u spostuar më në brendësi të vendit ku janë dhe tre provinca të tjera të mëdha në rrugën e saj raporton BBC.
Discussion about this post