Shtetet verilindore te SHBA-ve janë goditur nga një stuhi e fuqishme dëbore. “BBC” raporton se shtetet e New York, New Jersey, Pennsylvania dhe Virginia kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka dhënë alarmin për stuhi nga lindja e Pensilvanisë në jug-perëndim të Maine.
Brigjet Lindore në SHBA pritet të përfshihen nga një stuhi bore që metereologët e kanë cilësuar si më të rrezikshmen e sezonit.
Reshjet e borës mund të shkojnë mes 30 dhe 60 centimetrave në zonën midis Uashingtonit dhe Maine, duke kaluar në qytetin e Filadelfias, Bostonit dhe Nju Jorkut.
Pikërisht në Nju Jork, janë anuluar qindra fluturime dhe u është kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet nëse është e nevojshme.
Shkollat janë mbyllur dhe mijëra fluturime janë anuluar. Kushtet atmosferike sollën edhe anulimin e vizitës së Kancelares, Angela Merkel, në SHBA, përfshirë edhe takimin në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump. Merkel tani pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve të premten.
Stuhia me erën që arrin deri në 100 km/orë, pritet të shkaktojë ndërprerje të udhëtimeve dhe transportit publik në shumë zona të verilindjes së vendit.
Rreth 50 milionë persona janë paralajmëruar të marrin masa për kohën e keqe.
Mediat amerikane raportojnë se 4 persona mbi 60-vjeçarë kishin humbur jetën në incidente të ndryshme teksa pastronin dëborën në shtetin e Wisconsinit.
Më shumë se 30 makina janë përfshirë në dy aksidente zinxhir në shtetin e Chicagos, teksa stuhia e quajtur “Stella” ka prekur pothuajse gjysmën e Amerikës.
Meteorologët kanë paralajmëruar temperatura rekord të ulëta dhe kushte të vështira udhëtimi.
(M.D/ Shuplaka)