Presidenti amerikan Donald Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Ky lajm është konfirmuar nga zyrtarë të administratës amerikane për mediat, megjithëse ata thonë se Ambasada Amerikane do të spostohet më vonë nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Ata kanë pohuar se njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit është thjesht pranim i realitetit nga qeveria amerikane. Pritet që Trump të lajmërojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit gjatë fjalimit të tij më vonë gjatë ditës, duke bërë që SHBA të jetë vendi i parë që njeh Jeruzalemin që prej formimit të Izraelit në vitin 1948.
(J.V/Faxweb)