Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën një ditë më parë sanksione ndaj 38 personave që luftojnë dhe mbështesin separatistët rusë në lindje të Ukrainës. Kjo masë e marrë së fundmi nga autoritetet amerikane ka zemëruar keqazi ato ruse, duke shtuar tensionet mes dy shteteve.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se ky vendim i fundit i SHBA-ve nuk ndihmon në përmirësimin e atmosferës. Sipas tij, sanksionet janë imponuar pa arsye të dukshme.
“Mund të shpreh keqardhje e asgjë tjetër për këtë mani rusofobike të kolegëve tanë amerikanë. Kjo shkon përtej të gjithë kufijve.”, u shpreh Lavrov.
Po ditën e djeshme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u takua me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, takimi i parë ballë për ballë i tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)