Teksa tarifat e shpallura nga Donald Trump për 60 vendet të botës që ai i quan “shkelësit më të këqij” hynë në fuqi, ka pasur një stuhi reagimesh duke përfshirë masa hakmarrëse.
BBC rendit reagimet e fundit nga tre partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-ve:
Kina
Në shkurt, Trump njoftoi një tarifë prej 10% për pothuajse të gjitha mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Kina u përgjigj me tarifa të ndryshme prej 10-15% për produkte të caktuara amerikane, më pas SHBA e përshkallëzoi në një tarifë prej 20% për mallrat kineze
Më 3 prill, Trump ngriti tarifat në 54% për importet kineze. Kina u përgjigj me një tarifë prej 34% për shumicën e mallrave amerikane
Mbrëmë, Trump vendosi një tarifë shtesë prej 50%, duke e çuar totalin për mallrat kineze në 104% pasi Kina refuzoi të tërheqë tarifën e saj hakmarrëse ndaj SHBA. Kina tani ka rritur tarifat e saj për importet amerikane në 84%
SHBA vendosi një tarifë 20% për shumicën e importeve të BE-së, pasi blloku do të ndikohet gjithashtu nga tarifat 25% për makinat, çelikun dhe aluminin
27 vendet anëtare të BE-së votuan sot për të vendosur kundërmasa, duke iu përgjigjur tarifës së metaleve që filloi më 12 mars.
Në faza gjatë këtij viti, BE planifikon të vendosë një sërë tarifash shtesë për importet specifike të SHBA-së, duke prekur mallra me vlerë 20.9 miliardë euro (18 miliardë £).
Kanadaja
Kanadaja ndikohet nga tarifat 25% për makinat dhe metalet, si dhe mallrat e tjera jashtë marrëveshjes së tregtisë së lirë që ka me SHBA-në dhe Meksikën.
Vendi është përgjigjur me një sërë tarifash, duke përfshirë 25% për makina të caktuara që vijnë nga SHBA, dhe miliarda dollarë mallra amerikane.