00:15 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA, zyrtari i Trump: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë

15:44 | 27/01/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA, zyrtari i Trump: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë

Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e administratës është të dëbojë emigrantët pa dokumente, të cilët mendohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Zoti Tom Homan shtoi se emigracioni i paligjshëm në përgjithësi, nuk do të tolerohet

Administrata e Presidentit Donald Trump filloi javën e kaluar dëbimin e qindra emigrantëve që kanë kryer vepra penale, të cilët ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nuk përjashtohet as dëbimi i emigrantëve pa dokumente që nuk kanë kryer vepra penale, tha zyrtari kryesor për këtë çështje Tom Homan gjatë një interviste në emisionin “This Week” të rrjetit ‘ABC’.

“Momentalisht merremi me ata që janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare. Ky është një grup më i vogël. Ne do të punojmë sipas një liste prioritetesh, ashtu siç premtoi Presidenti Trump. Ndërsa kjo ndodhë, do të ketë më shumë arrestime në mbarë vendin”, thotë zoti Homan.

Javën e kaluar u hoqën kufizimet për forcat e Agjencisë federale për Zbatimin e Ligjit për Imigracion (ICE) për të kryer bastisje, në kërkim të emigrantëve pa dokumente, në vende si kisha, shkolla dhe spitale. Zoti Homan tha se arrestime të tilla do të kryhen duke trajtuar secilin rast veç e veç.

“Nëse një individ që vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare apo publike gjendet brenda një prej këtyre objekteve atëherë agjentët duhet të kenë të drejtën që të bëjnë arrestimin”, thotë zoti Homan.

Paralajmërimet dhe qasja e administratës Trump për imigracionin u kritikuan nga senatorja demokrate Elissa Slotkin.

“Unë mendoj se ky është më shumë një sinjal që t’i bindë njerëzit të mos vijnë në kufi. Administrata Trump është ende në tranzicion, mes fushatës dhe qeverisjes”, thotë senatori Slotkin.

Ushtria amerikane është ngarkuar nga Presidenti Trump për të siguruar kufirin. Avionët ushtarakë amerikanë tanimë përdoren për deportime, por roli i ushtrisë duhet të mbetet në përputhje me Kushtetutën, theksoi senatorja Slotkin.

“Sipas Kushtetutës, ushtria mund të luaj rol mbështetës, logjistik, të ndërtojë objekte afër kufirit e gjëra të tjera. Megjithatë, ushtria nuk duhet të luaj rolin e forcave të rendit”, thotë ajo.

Rreth 1500 trupa ushtarake janë dërguar në kufirin me Meksikën javën e kaluar dhe numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim. Zoti Homan tha gjatë fundjavës se prania e trupave dërgon, siç tha ai,“një sinjal të fortë për botën që kufiri ynë është i mbyllur”.

Pas

Berisha: Do jem në kongresin elektoral të CDU në Gjermani. Kam agjendë për takimet me diasporën

Para

Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon nga detyra tre punonjës policie

Para
AMP bën bilancin për 2024: Rritje e referimeve me 25% në krahasim me 2023

Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon nga detyra tre punonjës policie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.