Chatri Sityodtong, shefi i kompanisë ‘Evolve’ ka dërguar 100 punonjësit e tij me pushime në Maldive, Ai ka shpenzuar plot 392 mijë paund. Gjithë ky investim ishte në shenjë falenderimi për punonjësit pas një rritje me 30 përqind të fitimeve nga viti në vit.
Ai ka shpenzuar edhe më pare duke dhënë para për pushimet e vartësve të tij.
“Këto shpërblime janë një shenjë e vogël e mirënjohjes sime të përzemërt për punonjësit. Çdo vit i marr ata në një udhëtim surprizë me të gjitha shpenzimet e paguara. Një pjesë e madhe e stafit tim ka dëshirë që të udhëtojë në të gjithë botën, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Për ta kompania Evolve është një mundësi e madhe që t’i shpëtojnë varfërisë dhe të realizojnë ëndrrat”, tha Chatri Sityodtong.