22:33 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shefi i Epidemiologjisë në Suedi: COVID-19 mund të ketë mbërritur në Evropë që prej muajit…

08:48 | 08/05/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shefi i Epidemiologjisë në Suedi: COVID-19 mund të ketë mbërritur në Evropë që prej muajit…

Shefi i TASK-Forcës kundër pandemisë Covid-19 në Suedi, Anders Tegnell, ka pretenduar se koronavirusi i ardhur nga Kina mund të ketë qenë në vendin nordik që në muajin nëntor. Tegnell i bëri komentet e tij në një konferencë për shtyp të martën duke thënë se mund të ketë pasur raste individuale të virusit kinez që prej nëntorit 2019. Por ai shtoi se rastet nuk do të kishin ndonjë ndikim të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit.

“Unë mendoj se ju mund të gjeni disa raste midis udhëtarëve që vinin nga Wuhan, që ishin këtu në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar. Nuk duket aspak e çuditshme, shumë e mundshme”, tha epidemiologu shtetëror, sipas SVT. “Rasti francez e sugjeron atë dhe ka histori të ngjashme në vendet e tjera”, shtoi Tegnell, duke iu referuar komenteve të fundit nga mjeku francez Yves Cohen i cili tha këtë javë se një pacient i trajtuar në 27 Dhjetor kishte koronavirus.

Një tampon i pacientit francez, 43-vjeçarit Amirouche Hammar nga Bobigny, u mor në dhjetor por nuk u testua deri vonë por pas testimit ai u gjet pozitive për koronavirus. Hammar pretendoi se ai nuk ishte larguar nga Franca para sëmundjes së tij, por u vërejt se gruaja e tij punonte pranë aeroportit Charles De Gaulle dhe mund të ketë qenë në kontakt me udhëtarët kinezë.

Franca dhe Suedia nuk janë vendet e vetme që raportojnë raste me COVID-19 shumë përpara se koronavirusi të shpërthente në Evropë. Në Itali, mjeku Pietro Poidomani pretendoi se kishte parë raste që ngjajnë me simptoma të koronavirusit që në 7 janar.

Poidomani deklaroi se ai u përpoq të kontrollonte grafitë e pacientëve me probleme në mushkëri në një spital në Bergamo, por ishte refuzuar. Bergamo vijon të jetë një nga zonat më të prekura në Itali. Në rajonin e Lombardisë, ku ndodhet Bergamo, një analizë e kohëve të fundit e rasteve tregon gjithashtu se virusi kishte qenë në Itali para rastit të parë zyrtar më 21 shkurt, duke thënë se deri në 1.200 persona kishin qenë të prekur nga COVID-19, para “pacientit zero”.

Pas

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Iranin, víktima dhe dëme materiale

Para

“Nuk kemi marrë asnjë lekë”, naftëtarët nxjerrin zbuluar Ahmetajn: Ministri i fatkeqësisë, na është bërë verem

Para
VIDEO/ Arben Ahmetaj ngop me ”lugën bosh” naftëtarët. 2 javë pas premtimit live, kokërr leku në llogaritë e tyre

“Nuk kemi marrë asnjë lekë”, naftëtarët nxjerrin zbuluar Ahmetajn: Ministri i fatkeqësisë, na është bërë verem

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.