Një 34-vjeçar, i identifikuar si Rodolf Merrolli nga fshati Vloçisht i Korçës, denoncon policinë lokale për dhunë fizike. Ai dëshmon se është dhunuar fizikisht nga Shefi i Krimeve të Komisariatit të Maliqir, Ilir Hamza dhe operativi i zonës, Artan Lilollari.
“Isha i gatshëm të jepja sqarime për policinë. Dhuna ndaj meje, e pajustifikuar. Do denoncoj në Prokurori dhe SHÇBA veprimet arbitrare të efektivëve të Komisariatit të Maliqit.”, është shprehur shtetasi Merrolli për burime për “Shuplaka”.
Referuar dëshmisë së tij, dhuna është ushtruar brenda banesës dhe në sy të vajzës së mitur, ku policia lokale kishte shkuar për ta arrestuar nën dyshimet se është autor i vjedhjes së një banese në fshatin Vloçisht.
Kryetari i fshatit, Florand Demillari, shprehet se ka qenë dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj 34-vjeçarit.
(XH.A/SHUPLAKA)