19:25 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

17:10 | 09/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të mbrojtjes kundërajrore dhe raketore, për ta mbrojtur aleancën veriatlantike nga kërcënimet e Rusisë.

“Në Ukrainë po shohim se si Rusia përdor terrorin nga ajri, prandaj do ta forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë”, tha Rutte gjatë një fjalimi në institutin Chatham House në Londër, sipas deklaratës së publikuar nga AFP.

“NATO-s i duhet një rritje prej 400 për qind e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe raketore për ta ruajtur një parandalim dhe mbrojtje të besueshme”, shtoi ai.

“Fakt është që kemi nevojë për një rritje të madhe në mbrojtjen tonë kolektive”, theksoi ai.

Rutte do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, të hënën, për herë të dytë në Doëning Street që nga ardhja në pushtet e liderit laburist në korrik 2024.

Komentet e Rutte vijnë para samitit të NATO-s që do të mbahet këtë muaj në Holandë.

Por, Moska i ka dënuar menjëherë deklaratat e tij, duke e cilësuar NATO-n si një “instrument agresioni”.

“NATO po shfaqet si një instrument agresioni dhe përballjeje”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në Moskë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj vendeve anëtare të NATO-s ta rrisin ndjeshëm buxhetet e tyre ushtarake. Ai po kërkon që shpenzimet për mbrojtje të arrijnë në pesë për qind të bruto produktit të brendshëm (BPB), nga caku i tanishëm prej dy për qind.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi javën e kaluar në Bruksel se aleatët janë afër arritjes së një marrëveshjeje për cakun e ri prej pesë për qind, i cili pritet të formalizohet në samitin e Hagës.

“Besojmë se brenda pak javësh kjo aleancë do të zotohen për pesë për qind, nga të cilat 3.5 për qind do të shkojnë për armatim të rëndë dhe 1.5 për qind për infrastrukturë dhe aktivitete mbrojtëse”, tha Hegseth të enjten. “Ky është zotim real dhe besojmë se çdo vend mund ta rrisë kontributin e vet”.

Vendet anëtare të NATO-s janë duke punuar për t’i rritur kapacitetet e tyre mbrojtëse që prej fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

“Rreziku nuk do të zhduket as kur të përfundojë lufta në Ukrainë”, theksoi Rutte më 9 qershor.

“Na duhen më shumë trupa dhe kapacitete për të zbatuar plotësisht planet tona mbrojtëse. Ushtritë tona kanë gjithashtu nevojë për mijëra automjete të blinduara dhe tanke, si dhe miliona predha artilerie”, theksoi ai.

Britania javën e kaluar njoftoi plane për ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve bërthamore dhe gjashtë fabrikave për prodhimin e municionit dhe predhave, si përgjigje ndaj asaj që e cilëson si kërcënim nga Rusia.

Më herët këtë vit, qeveria e Starmerit premtoi t’i rrisë shpenzimet për mbrojtje në 2.5 për qind të BPB-së deri në vitin 2027, por ende nuk ka përcaktuar një afat të qartë për rritje të mëtejshme.

“NATO duhet të bëhet një aleancë më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”, përfundoi Rutte.

Pas

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Para

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Para
Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

 



Të Fundit

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.