09:42 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

18:39 | 16/12/2024
në Bota, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.

“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.

Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.

Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.

Rutte e tha se “tani është thelbësore që të nxirren faktet” rreth sulmit dhe përgjegjësve të mundshëm.

Ai theksoi se dëshiron ta falënderojë komandantin e KFOR-it për “dislokim të shpejtë” të trupave për të mbrojtur infrastrukturën kyçe të Kosovës.

“Mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që KFOR-i të përmbush mandatin e tij të OKB-së”, theksoi Rutte.

KFOR – i cili ka rreth 4.700 ushtarë – është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.

Hovenier e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.

Ekspertët ligjorë dhe të sigurisë thonë se përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, duke shtuar se përfshirja ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do ta rriste besueshmërinë e hetimeve, por do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, tha për Radion Evropa e Lirë se mbështet idenë e një hetimi të tillë, në mënyrë që “situata të mos përshkallëzohet në diçka shumë më serioze”.

“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo rrugë pa krye, është që të bëhet një vlerësim i pavarur, faktik dhe objektiv i asaj që ka ndodhur”, tha Ellis për Exposenë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të përkohshme të ujit në disa pjesë të vendit./ REL

Pas

Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium dhe ndërron jetë

Para

Detaj nga policia greke, marrin kthesë hetimet! Objektiv i atentatit në Athinë dyshohet se ishte… (Emri)

Para
Detaj nga policia greke, marrin kthesë hetimet! Objektiv i atentatit në Athinë dyshohet se ishte… (Emri)

Detaj nga policia greke, marrin kthesë hetimet! Objektiv i atentatit në Athinë dyshohet se ishte… (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Parlamenti turk dënon sulmet izraelite në Siri: Mbështetje për popullin sirian

Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë

Vijon Operacioni “Plazhi i lirë”/Lirohen Hapësira Publike në Plazhin e Currilave

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.