Nokia bëri të ditur ditën e Dielë se kishte nënshkruar një marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh në botë për nga numri i abonentëve, për të zhvilluar rrjetet 5G në vendin me popullsinë më të madhe në botë. Kështu tha drejtori ekzekutiv i Nokia-së gjatë Kongresit ‘Mobile World 2018’, që po mbahet në Barcelonë.
“Kjo është një garë me fyt me fyt ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, por mbetet të shihet se kush do të jetë i pari”, tha Suri.
“Operatorët kryesore të telekomunikacionit në Evropë kanë përshpejtuar axhendat e tyre të adoptimit të rrjeteve të gjeneratës tjetër 5G falë besimi të garantuar nga Nokia” tha ekzekutivi i kompanisë Rajeev Suri.
Industria e pajisjeve mobile të rrjeteve, dominuar nga Kinezët e Huawei, Finlandezët e Nokia dhe Suedezë e Ericsson, por përballet me momentin më të vështirë prej dekadash ndërsa përgatitet për kalimin në 5G.
Rrjetet e para 5G komerciale pritet të implementohen këtë vit dhe Suri tha se disa prej vendeve ku do të instalohen antenat e para janë SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina.
“SHBA-të dhe Kina do të lënë në hije Evropën dhe besoj se 5G do të lançohet në 2019-ën,” tha ai.
(M.Q/Faxweb)