Një qytetar nga Korça që nuk dëshiron të identifikohet, ka kontaktuar pranë ‘JOQ’ ditën e sotme dhe ka dërguar disa foto në të cilat shfaqet shefi i urgjencës së Korçës, Dhimitër Samara.
Në foto duket se si mjeku ndodhet në një lokal “për shtatë palë qejfe”.
Qytetari shprehet se shefi i urgjencës rri gjithë ditën pranë një lokali përballë spitalit dhe po t’i shkosh për hall, është i pasjellshëm pasi i prishet rehatia.
“O jeta osh qejf ky shefi i urgjences eshte nje pijanec qe rri gjithe diten te lokali perballe spitalit dhe po ti shkosh per hall eshte kopmlet I pasjellshem sepse i prishet rehati. Eshte mjeku ne videon e incidentit ne korce. Shife vetem si rri pijaneci ne orar pune ne lokal. Te pakten e mban perparsen per kafe”, shkruan qytetari.
Mjeku Dhimitër Samara, u bë i njohur ditën e sotme pas incidentit që pati me gazetaren e ‘Fax News’ Ledjona Xheladinaj e cila kishte shkuar për të vizituar edukatoren Suzana Braimllari e dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani.
“Kam urdhër nga Kryeministria nuk pyes për drejtorin e spitalit që ju autorizoi të hyni dhe për askënd tjetër. Edhe pse keni ardhur me kërkesë të vetë pacientes nuk më intereson fare. Jua thyej telefonat po zhdukuni jashtë”,- ka ofenduar dhe ka shtyrë me dhunë gazetaren e Fax News. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=dWcXOq4Cu_8
https://www.youtube.com/watch?v=a9cmXXtuty4
https://www.youtube.com/watch?v=cpb9JEazFHA