Shefi i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikovi është shprehur se Komandanti i KFOR-it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovën. Ai ka thënë se KFOR-i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një ngjarje e tillë.
“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR-in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR-it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territorit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Divkovic, shkruan RTS, përcjell Express.
Sipas tij, per momentin gjendja në kufirin me Kosovën është e qetë.
“Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikovic. (M.Q/Faxweb)